“Nuk mund të jem më dëshmitar i vuajtjeve të saj”, Princ Harry fillon ‘luftën’ me tabloidin britanik

Mediale Vip

“Nuk mund të jem më dëshmitar i vuajtjeve të saj”, Princ Harry fillon ‘luftën’ me tabloidin britanik

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 11:18
Princ Harry dhe Meghan Markle

Disa ditë më parë çifti mbretëror ka fituar vëmendjen me veprimin e tyre të fundit. Ata kanë marrë vendimin e pazakontë të padisin tabloidin britanik “The Mail on Sunday”, referuar një letre me shkrim dore që Meghan i ka dëguar dikur babait të saj. Princ Harry shprehet se nuk mund të jetë më “dëshmitari i heshtur i vuajtjeve të saj” dhe se nuk mund të pranojë më mënyrën se si media ka trajtuar figurën e bashkëshortes së tij. Harry e krahasoi trajtimin që i është bërë Meghan-it me atë të nënës së tij. “Dikur humba nënën, ndërsa tani po shoh gruan time të jetë viktimë e këtyre forcave të fuqishme”, u shpreh ai në lidhje me tabloidet. Princi tregoi se frika e tij më e madhe është që historia të përsëritet. Meghan dhe avokatët e saj kanë nisur procedurat ku akuzojnë gazetën për shpërdorim të informacionit privat. Dukesha e Sussex është përballuar vazhdimisht me median që prej momentit që lidhja e saj me Princ Harry-n u bë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat