Ledina Çelo thotë për të shoqin ato fjalë që s’do i keni dëgjuar

Mediale Vip

Ledina Çelo thotë për të shoqin ato fjalë që s’do i keni dëgjuar

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:16
Ledina Çelo dhe Naim Kabashi

Këngëtarja Ledina Çelo prej disa vitesh është e martuar dhe është bërë nënë e dy fëmijëve.

Këto ditë familja ndodhet me pushime në Abu Dhabi dhe prej andej, Ledina ka postuar një foto me të shoqin, shoqëruar me një dedikim nga më të bukurit.

“Gjëja e vetme më e mirë se sa të kesh ty bashkëshort, është që fëmijët tanë të kanë ty baba”, shkruan Ledina.

Këngëtarja është martuar në vitin 2009 me ish-kampionin e kickbox-it Naim Kabashi dhe jetojnë në Gjermani.

Çifti ka dy fëmijë, një djalë me emrin Erlis 7 vjeç dhe vajzën Periana, 4 vjeçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat