Motrat Hadid ‘braktisin’ shoqen e ngushtë, modelet mungojnë në dasmën e Hailey Bieber - Bota Sot
Motrat Hadid ‘braktisin’ shoqen e ngushtë, modelet mungojnë në dasmën e Hailey Bieber

Mediale Vip

Motrat Hadid ‘braktisin’ shoqen e ngushtë, modelet mungojnë në dasmën e Hailey Bieber

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 15:01
Bella, Gigi dhe Hailey Bieber

Një ditë më parë modelja e njohur Hailey Bieber organizoi ceremoninë e dytë të martesës me këngëtarin Justin Bieber. Të gjithë miqtë e çiftit ishin të ftuar si dhe familjarët e tyre. Ceremonia ishte private dhe tepër e rezervuar në numrin e pjesëmarrësve të tyre. Dy miket e modeles, motrat Hadid, munguan në dasmën e Hailey-t edhe pse Kendall dhe Justine Skye ishin pjesë e saj. U zbulua se arsyeja e mosprezencës së tyre ishte java e modës në Paris, pasi të dyja modelet ishin pjesë e pothuajse të gjitha sfilatave të markave të famshme si Lanvin, Balenciaga, Off-White etj. Kendall Jenner ishte e vetmja që e la punën mënjanë për mos të munguar në ditën më të rëndësishme të mikes së saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...