Kim K edhe në market shkon në veshje super të ngushtë

Mediale Vip

Kim K edhe në market shkon në veshje super të ngushtë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 17:28
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka zgjedhur të veshë një veshje mjaft të çuditshme teksa është fotografuar në market.

Por, duket se kjo veshje është përzgjedhur për nj fotosesion që ajo ka realizuar e vendi që ajo dhe ekipi i saj kanë përzgjedhur për t’i bërë këto është pikërisht një market ushqimesh.

Kim Kardashian u shfaq atraktive në këto pozat e radhës.

Kim ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja në Instagram, në të cilat duket shumë joshëse.

Ajo postoi një imazh, në të cilin u shfaq e veshur shumë ngushtë, ndërsa flokët i kishte mbuluar me shami.

Me këtë veshje, Kim si çdo herë kishte theksuar linjat e formësuara trupore, ndërsa pranoi komente të panumërta nga ndjekësit.

Ndërsa prapa saj shihen disa nga anëtarët e ekipit të madh të Kim-it që përkujdesen për dukjen dhe çdo gjë tjetër rreth saj në projektet e ndryshme që ajo bën.

Për ndryshe, Kim Kardashian është e martuar me Kanye West dhe kanë katër fëmijë.

Ajo madje është duke e përfunduar shkollimin, pasi është duke studiuar juridikun.

Ndërsa për kah ana e biznesit, asaj po i ecë shumë mirë linja e produkteve të grimit e edhe më mirë linja më e fundit e veshjeve të brendshme për femra, Skims.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat