Pa dietë, pa palestër, stilistja shqiptare na habiti me sekretin e humbjes së peshës!

Mediale Vip

Pa dietë, pa palestër, stilistja shqiptare na habiti me sekretin e humbjes së peshës!

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 19:16
Stela Sallaku

Disa e kanë të lehtë t`I heqin kilogramët e tepërt, të tjerë jo. Një gje është e sigurtë: eksperienca ka treguar se dietat drastike nuk funksionojnë në periudhën afatgjatë, pa diskutuar pastaj pasojat për shëndetin. Ushtrimet fizike dhe palestrën nga ana tjetër, jot ë gjithë kanë mundësinë t`I ndjekin rregulisht. Por paska dhe një mënyrë tjetër mjaft të shëndetshme për të rënë në peshë, dhe këtë na e tregoi stilistja  Stela Sallaku.

Me një foto në ‘Instagram’, Stela tregoi se brenda 9 muajsh ( pra, me ngadalë e jo rënie të menjëhershme), ka humbur 8 kilogramë.

Si ia bëri?  “Më në fund pas 9 muajsh kam humbur 8 kilogramë. U dobësova që të vishja prapë xhinset e preferuara. Pa palestër, pa dieta të frikshme, vetëm ecje rreth 10.000 hapa në ditë, shumë ujë, ëmbëlsira një herë në javë dhe jeshilllëqe pafund. Ua rekomandoj”, ka shkruar ajo, duke na treguar kështu sekretin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat