Alesia Xhemalaj ndahet nga aktori Besmir Bitraku: Për momentin, e kam thjesht koleg

Mediale Vip

Alesia Xhemalaj ndahet nga aktori Besmir Bitraku: Për momentin, e kam thjesht koleg

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 23:39
Alesia Xhemalaj

Aktorja e njohur, Alesia Xhemalaj ishte e ftuar në emisionin “Ditë e Re” ku foli për dashurinë e madhe që ka për artin. Por, ajo nuk iu shmang bisedave të lidhura me jetën private.

Gjatë bisedës me moderatorët Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu, Alesia la të kuptonte se është ndarë nga Besmir Bitraku. 

Pas insertit që u transmetua ku thuhej se është e lidhur me aktorin e famshëm, Alesia kërkoi të sqaronte diçka duke thënë: “Për lidhjen me aktorin Besmir Bitraku, të cilin e përshëndes dhe në momentin që flasim, unë e kam thjesht koleg, kështu që do të doja ta saktësoja këtë.”

Megjithatë, ajo preferon që të mos flasë shpesh për jetën private dhe do të njihet për punët që ka bërë si aktore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat