Arbana i hap oreksin regjisorit Eduart Grishaj, komentet mes tyre

Mediale Vip

Arbana i hap oreksin regjisorit Eduart Grishaj, komentet mes tyre

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 06:28
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Ata kurrë nuk e kanë pranuar marrëdhënien e tyre, por asnjëherë nuk ngurrojnë që sukseset ndaj njëri-tjetrit t’i shprehin hapur.

Po flasim për Arbana Osmanin dhe regjisorin Eduard Grishaj.

Dyshja e njohur e showbiz-it shqiptar, janë sigurisht në top listën e çifteve më të komentuara në radhët e personazheve VIP dhe kjo i bën ata protagonistë thuajse të përditshëm të shtypit rozë.

Së fundmi Grishaj ka treguar hapur se cila është virtyti i Arbana Osmanit.

Ndërkohë që Eduarti ndodhet në Paris për punë, Arbana poston foto ushqimesh duke bërë që ky i fundit të mos e fshehë dot nepsin.

"Boo ç’më bëre apo nuk jam dhe në një vend që më hahet aq shumë,"– ishte komenti i Eduartit në një prej fotove të moderatores.

Por edhe Arbana i ka kthyer përgjigje ku shkruan: "Nuk ankohet njeriu për të ngrënë në Paris".

Por Eduarti nuk ia ka përtuar duke komentuar sërish":

“Jo në Paris por në asnjë vend të botës nuk ka si ushqimet që gatuan ti. Dhe e kam shumë sinqerisht këtë", – shkruan ai.

Moderatorja po përgatitet të hedhë në treg së shpejti librin e saj të dytë “Receta për 5 minuta”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat