A është divorcuar Rudina Dembecaj? Vjen reagimi i parë i aktores së njohur të humorit!

Mediale Vip

A është divorcuar Rudina Dembecaj? Vjen reagimi i parë i aktores së njohur të humorit!

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 06:48
Rudina Dembecaj dhe Aleksi

U përfol gjerësisht në media se aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, pas tre vjet martesë  i dha fund martesës me bashkëshortin e saj, Aleksin.

Rudina e shtoi kuriozitetin, pasi tha se do flasë publikisht në një moment të përshtatshëm mbi këtë lajm.

Ndërsa bashkëshorti i saj postoi një video në të cilën shfaqej Rudina me vajzën e tyre, Viktorian në këndin e lojërave dhe e shoqëronte postimin me dy zemra të kuqe, çka shtoi edhe më tej dyshimet.

Aleksi la të kuptonte se ata vazhdojnë të jenë bashkë pasi ai ironizoi edhe lajmet e ndarjes.

Por Rudina e cila, u fol për një lidhje të mundshme me një deputet, i ka befasuar fansat me postimin e fundit. Ajo është ndarë, Rudina është shfaqur në një video duke treguar unazën e martesës.

Megjithëse aludimet vazhdojnë, duke menduar se mund të jetë unaza e lidhjes së saj të re, duket se aktorja nuk është divorcuar, të paktën me aq sa ka lënë të kuptohet deri tani. Gjithsesi, askush nga çifti as nuk e ka përgënjeshtruar lajmin dhe as ka reaguar për të mësuar të vërtetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat