Ledri me urim të përzemërt për Gashin, në ditëlindjen e tij të 30-të

Mediale Vip

Ledri me urim të përzemërt për Gashin, në ditëlindjen e tij të 30-të

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 15:02
Ledri dhe Gashi

Reperi i njohur shqiptar, që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gashi, feston sot (e premte) ditëlindjen.

Ai mbush 30 vite jetë, gjersa me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Për një urim të përzemërt në këtë ditë, u kujdes edhe miku i tij, reperi nga Kosova, Ledri Vula.

Ai publikoi në InstaStory një fotografi të tijën dhe të Gashit, të realizuar gjatë performancës së fundit të përbashkët në festivalin “Sunny Hill”.

“Urime ditëlindjen vëlla”, ka shkruar Vula në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka uruar mikun e tij.

Dyshja në fjalë, janë edhe interpretues të një bashkëpunimi me titull “That’s mine”, që u publikua këtë vit dhe është pritur shumë mirë nga fansat e të dyve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat