E keqja e të pasurit një partner të bukur? E tregon qartë ish-gruaja e Roul Bova-s - Bota Sot
E keqja e të pasurit një partner të bukur? E tregon qartë ish-gruaja e Roul Bova-s

Mediale Vip

E keqja e të pasurit një partner të bukur? E tregon qartë ish-gruaja e Roul Bova-s

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 19:14
Roul Bova

Prej 17 vitesh Raoul Bova është në një lidhje të lumtur me Rocio Munoz Morales, por para saj ka qenë i martuar me producenten televizive, Chiara Giordano. Ata kanë pasur një histori 12-vjeçare, nga e cila lindën 2 fëmijë. Edhe pse rrugët e tyre janë ndarë pas divorcit, ata ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Së fundmi, në një intervistë për “Chi”, Chiara ka folur rreth raportit të saj me Raoul-in dhe është shprehur se ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe të dy kujdesen shumë për fëmijët e tyre. Po ashtu, herë pas here ai i kërkon këshilla për punën dhe ndajnë shumë mendime së bashku. Madje, kur ajo u bë pjesë e spektaklit të vallëzimit,  “Amici Celebrities”, Raoul-i ishte fansi i saj më i madh.

Por, pavarësisht marrëdhënies së tyre të mirë, Chiara ka treguar se tani është më mirë se kur ishte bashkëshortja e aktorit, pasi të pasurit një burrë të bukur ka edhe anë të këqija.

“Që prej momentit që kam filluar të kërcej më pëlqen vetja më shumë. Ndihem më femërore, gjë e cila nuk ndodhte më parë. Ndoshta kur isha me Raoul-in ky aspekt ishte fshehur, zhdukej”, -është shprehur ajo.

Të pasurit një partner të bukur nuk është aq e thjeshtë sa duket, pasi në një farë mënyrë të lë në hije dhe nuk i vëmë faj Chiara-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...