Travis Scott thyen heshtjen, flet pas akuzave për mashtrim ndaj Kylie Jenner

Mediale Vip

Travis Scott thyen heshtjen, flet pas akuzave për mashtrim ndaj Kylie Jenner

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 08:36
Kylie Jenner, Travis Scott

Travis Scott thotë se thashethemet që ai mashtroi Kylie Jenner janë të pavërteta.

Travis Scott më në fund ka thyer heshtjen pas ndarjes me partneren Kylie Jenner, që u njoftua në fillim të kësaj jave, shkruan DailyMail.

Çifti me sa duket ishin ndarë disa javë përpara se të bënin njoftimin, i cili u pasua me thashetheme se Scott po e mashtrone Jenner.

Por artisti i “Astroworld”, përmes një postimi në Insagram, të premten, mohoi thashethemet rreth tradhtisë.

Ai shkroi “Është vërtet prekëse kur shoh gjëra të rreme që thuhen për ju, edhe një herë këto histori të rreme për mashtrim nuk janë të vërteta. Jam përqendruar në jetë, muzikë dhe familje në këtë moment, kjo është e vërteta”.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi u njoftua ndarja e tij me Jenner, 22 vjeç, dhe u tha se ai u lidh më pas me modelen Rojean Kar, 27 vjeç, e cila njihet me emrin YungSweetRo në Instagram.

Ndërkohë, Kylie është përfolur se po përmirëson raportet me ish-të dashurin, Tyga, pasi ajo u pa jashtë studios së Tygas në 2 të mëngjesit të kësaj jave.

Por ajo i hodhi poshtë këto thashetheme të enjten, duke bërë thirrje në Twitter: ‘Interneti bën gjithçka 100 herë më dramatike se sa është në të vërtetë”.

Ajo shtoi se nuk kishte asnjë takim me Tygan dhe tha se ajo dhe Travis janë përkushtuar në Stormin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat