Alketa Vejsiu e lumtur për ndjekësit e saj në ‘Instagram’: Po pres të rritemi në qytetin tim dixhital

Mediale Vip

Alketa Vejsiu e lumtur për ndjekësit e saj në ‘Instagram’: Po pres të rritemi në qytetin tim dixhital

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 11:02
Alketa Vejsiu

Moderatorja e njohur e publikut shqiptar, Alketa Vejsiu ka arritur ditën e sotme 800.000 ndjekës në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Me anë të një postimi dedikuar fansave ajo ka zgjedhur t’i falenderojë të gjithë duke shprehur mirënjohje.

“800.000 herë faleminderit. 800.000 herë përqafime. 800.000 zemra. Kur të arrijmë 1 milion me siguri do kem një dhuratë të bukur për të shkëmbyer. Po pres të rritemi në qytetin tim dixhital ku banorët për fatin tim të mirë ja të dashur. Nuk ka njerëz që urrejnë këtu. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit, zoti ju bekoftë”, ka shkruar Vejsiu krah postimit të saj në rrjetet sociale.

Menjëherë në këtë postim nuk kanë munguar edhe komentet e ndryshme nga ndjekësit e saj të cilët i kanë treguar si çdo herë tjetër vlerësimin e tyre.

Prej kohësh Alketa ka qenë tepër aktive në llogarinë e saj duke ndarë me të gjithë momente jo vetëm nga puna, por dhe gjatë pushimeve me familjen, udhëtimet e ndryshme dhe kujdesin ndaj vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat