Rrëfehet ylli i pop-it: Vuaj nga 1 sëmundje neurologjike, kam dhimbje kronike

Mediale Vip

Rrëfehet ylli i pop-it: Vuaj nga 1 sëmundje neurologjike, kam dhimbje kronike

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 11:46
Sia

Ylli i popit, Sia vuan nga një sëmundje neurologjike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në Twitter, ku tregoi se i duhet të përjetojë vazhdimisht dhimbje, tashmë kronike, si pasojë e sindromës Ehlers-Danlos.

“Vuaj nga dhimbje kronike, sëmundja neurologjike, Ehlers-Danlos dhe dua t’u them atyre që vuajnë nga dhimbjet, qoftë fizike apo emocioanle, që i dua; vazhdoni përpara.” shkroi ajo në Twitter.

Dhimbjet në fjalë zgjasin më shumë se 12 javë dhe shoqërohen edhe me probleme neurologjike për shkak të çrregullimeve të muskujve.

Njerëzit që kanë një sëmundje karakterizohen nga lëkura e butë dhe kocka të deformuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat