Eni publikon foto me modelin e klipit, Genci nuk e fsheh dot xhelozinë

Mediale Vip

Eni publikon foto me modelin e klipit, Genci nuk e fsheh dot xhelozinë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 15:11
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

Për pak kohë pritet që Eni Koçi të publikojë një tjetër projekt. Kënga titullohet ‘Sekreti’ dhe duket se Eni është duke u marrë me xhirimet e klipit. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet me modelin që ka zgjedhur për videon e re dhe komentet ishin të shumta. Vëmendjen sigurisht e mori ai i Gencit, i cili kishte komentuar disa ‘emoji’ me nerva, si për të treguar xhelozinë që ndjen kur shikon Enin pranë një djali. Fansat kanë nisur të qeshin menjëherë, ndërsa Eni i ka kthyer Gentit përgjigje duke e quajtur “dashuri”. Marrëdhënia e tyre sa vjen e forcohet më shumë, duke i bërë ata të jenë një nga çiftet më simpatikë të ekranit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat