Arbana Osmani zbulon datën kur do të dal në shitje libri i saj i recetave

Mediale Vip

Arbana Osmani zbulon datën kur do të dal në shitje libri i saj i recetave

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 16:22
Arbana Osmani

Në gati 20 vite në jetën publike, në këtë vit pa dyshim Arbana Osmani është komentuar më së shumti.

Jeta e saj private, ndarja nga bashkëshorti pas 16 vitesh, thashethemet për të ardhmen në tëlevizion dhe romanca e re ishin disa prej pikave për të cilat Osmani mbushi mediat rozë.

Megjithatë, gjithë ky vlug i zhvillimeve duket të mos e ketë penguar prezantuesen në punët e saj.

Krahas emisionit në të cilin është edhe autore, ajo përgjatë kësaj kohe ka bërë gati një tjetër libër me receta gatimi. Ka qenë vetë Arbana që përmes një postimi ka bërë të ditur lajmin ku shprehet:

‘Jam shumë e lumtur të ndaj me ju një projekt për të cilin po punoj prej kohësh. Gjashtë vite, pas librit tim të parë me receta gatimi, më në fund erdhi momenti për një të dytë… “Receta për 5 minuta” së shpejti për të gjithë ju që keni besuar tek unë, gjithmonë’.

Tani, ajo bëri të ditur edh datën kur do të dalë në shtije libiri i i saj i recetave.

Në një postim në Instastory ajo shkroi:

“Libri ‘Receta për 5 minuta’ do të dalë në 13 nëntor në Shqipëri e Kosovë dhe do të mund të blihet online në të gjithë botën.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat