39-vjeçari i dënuar me burg të përjetshëm që në moshën 16 vjeçe, u la i lirë pasi Kim Kardashian mbrojti lirimin e tij

Mediale Vip

39-vjeçari i dënuar me burg të përjetshëm që në moshën 16 vjeçe, u la i lirë pasi Kim Kardashian mbrojti lirimin e tij

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 16:58
Kim Kardashian dhe Momolu Stewart

Një burrë nga Washington, DC, që vuante një dënim të përjetshëm për vrasje po lëshohet i lirë vetëm disa muaj pasi takoi Kim Kardashianin, ndërsa kjo e fundit ishte duke filmuar një dokumentar mbi reformën në drejtësi penale.

Momolu Stewart, 39 vjeç, i cili u dënua për vrasje në vitin 1999 në moshën 16 vjeçare, dënimin e tij të përjetshëm e zvogëloi në kohë të shërbyer nga një gjykatës i Washingtonit të premten. Atij iu dhanë gjithashtu pesë vjet provë për të dëshmuar që është dekriminalizuar, shkruan DailyMail.

Stewart ka qëndruar për gati 23 vjet në burg pasi ishte i dënuar, së bashku me Kareem McCraney, për të shtënat fatale ndaj Mark Rosebure, 23 vjeç, në ditën e vitit të ri, të vitit 1997.

Juria e gjykatës së asaj kohe gjykoi Stewart dhe McCraney, të cilët kishin një gjykim të përbashkët, duke i shpallur fajtorë për vrasje me paramendim të shkallës së parë, ndërsa ishin të armatosur, vrasje të shkallës së dytë, dhe dy akuza të posedimit të armës së zjarrit gjatë një krimi dhune, së bashku me veprat e tjera penale.

Gjatë më shumë se dy dekadave të tij në burg, Stewart u tha se kishte kryer një kurs, dhe kishte marrë kredi kolegji përmes lëndëve në programin e “Georgetown Prison Scholars”. Ai gjithashtu i është përkushtuar mentorimit të të tjerëve.

Gjykatësi Robert Salerno i tha Stewart të premten: “Duket se keni disa talente zotëri i nderuar”, sipas Oxygen.com.

Ai gjithashtu i tha Stewartit që duhet të vazhdojë arsimin e tij dhe të punojë për të ndihmuar në rehabilitimin e të tjerëve, duke përmendur se nuk kishte asgjë tjetër që Stewart mund të bënte për të rehabilituar “përveç më shumë se të njëjtën gjë që ka bërë ai”.

Si pjesë e lirimit të tij, që pritet të aprovohet javën e ardhshme, gjykatësi tha se Stewart do të duhet të gjejë dhe të mbajë një vend pune, si dhe të përmbushë kërkesat e tjera që konsiderohen të nevojshme nga zyra e provës, të cilat mund të përfshijnë testimin e drogës dhe monitorimin me GPS.

Lirimi i Stewartit vjen si rezultat i Ligjit për Ndryshimin e Uljes së Incarkacionit, një ligj në Washington DC, i cili bën të mundur që personat e dënuar për krime të dhunshme si të mitur të bëjnë kërkesë për lirim pas 15 vitesh burg, sipas Fox 5 DC.

Anëtarët e familjes dhe viktimat – përfshirë viktimën e një krimi të dytë të kryer në fund të viteve ’90, u tha se kishin pasur mundësinë të flisnin ose të jepnin deklarata gjatë procedurave gjyqësore për uljen e dënimit të tij. Por asnjëra nuk u sigurua, sipas Oxygen.

Motra e viktimës Rosebure, Joyce Bagley i tha Fox 5 se vendosi të mos flasë në seancat e Stewart sepse: “Cili është ndryshimi? Ata do të vazhdojnë t’i lejojnë ata pa marrë parasysh ato që thouhen”.

Ligji u miratua në vitin 2016 dhe u rishikua më 2019.

Kardashian u takua me Stewart në muajin korrik, kur ajo shkoi në Qendrën e Trajtimit Korrektues të “District Of Columbia” për të mësuar rreth programit të “Georgetown Prison Scholars” ndërsa po xhironte dokumentarin e saj të ardhshëm, “Kim Kardashian West: The Justice Project”.

Gjatë vizitës së saj, ajo foli me të burgosurit dhe realizoi një ‘selfie’ me ta. Ajo gjithashtu u takua me Stewartin, i cili publikoi një fotografi të përbashkët të të dyve në Instagramin e tij.

Pas takimit të tyre, Kardashian shkroi një letër mbështetëse për Stewartin që ta përdorte gjatë ofertës së tij për rimarrje të dënimit.

“Ndërsa i burgosuri Momolu, në një përpjekje për ta kthyer në një farë mënyre jetën e tij, edhe pse pjesa tjetër e jetës së tij natyrore do të shpenzohej në burg, duke përfshirë programin “Georgetown Prison Scholars” të Dr. Howard” shkroi Kardashian, sipas Oxygen. “Ai ndihmoi në krijimin e programeve për të ndihmuar të burgosurit e tjerë. Ai shfrytëzoi çdo mundësi për të paramenduar jetën e tij duke qëndruar plotësisht jashtë telasheve”.

Ajo vuri në dukje se kur Stewart ishte gjashtë vjeç, nëna e tij kishte vrarë babanë e tij dhe se ‘u kthye në rrugë për udhëzim’.

McCraney, i cili kishte një gjykim të përbashkët me Stewart dhe ishte gjithashtu i dënuar për vrasje, u la i lirë nga burgu nën aktin e uljes së dënimit në vitin 2018.

McCraney, i cili tani është një analist i programit për Këshillin e Informacionit për Korrigjimet në DC doli në seancën e Stewartit, dhe tha që ai nuk ishte i njëjti person që ishte si adoleshent.

Rasti i Stewartit do të paraqitet në specializmin dy-orësh të dokumentarit të Kim Kardashianit, që do të transmetohet para profesorëve të jurdikut në pranverën e vitit 2020.

Kardashian ka qenë kampione në reformën e burgjeve vitet e fundit, pas suksesit të saj me bindjen e Presidentit Trump për të shlyer dënimin me burgim të përjetshëm të Alice Marie Johnson, në qershor të vitit 2018, e cila ishte dënuar për drogë.

Johnson ishte dënuar me akuzën e tentimit të mbajtjes së kokainës dhe tashmë kishte vuajtur 21 vjet të dënimit të përjetshëm, deri në vitin 018, kur ajo u la e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat