Ylli i kinematografisë botërore flet për ndarjen nga ish-bashkëshorti.
Angleina Jolie ka shpalosur ndjenjat të cilat përjetoi nga ndarja e dhimbshme me ish-bashkëshortin Brad Pitt, shkruan Bazaar.
Ajo është shprehur se kur ishte fundi kuptoi se kishte humbur veten.
Pasi e pyetën nëse beson në fat, Angelina u shpreh se nuk e di se cili do të jetë fati i saj por e sigurt është që ndodhet në një periudhë tranzicioni në jetën e saj.
“Jam në një periudhë tranzicioni, si një kthim në rrënjët e mia, një kthim në veten time. Sepse unë e kisha humbur pak veten. Mendoj se kjo ndodhi kur marrëdhënies sime me Brad po i vinte fundi. Ndodhi në fillim të ndarjes sonë”
“Ishte një moment i ndërlikuar kur nuk e njoha më veten, isha bërë më e vogël, gati e parëndësishme, gati e padukshme. Ndjeva një trishtim të thellë dhe të vërtetë, u lëndova. Nga ana tjetër, ishte interesante të rikthehesha me këtë përulësi dhe madje edhe me këtë parëndësi që po ndjeja. Ndoshta kjo është ajo që qenia njerëzore është në fund . Mbi të gjitha pata dhe disa probleme shëndetësore. Të gjitha këto të bëjnë sa me fat je që je gjallë.”