E dashura e Olsi Bylykut i shpreh dashurinë para të gjithëve në skenën e 'Klanifornia', ja çfarë i tha

Mediale Vip

E dashura e Olsi Bylykut i shpreh dashurinë para të gjithëve në skenën e 'Klanifornia', ja çfarë i tha

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 07:41
Olsi Bylyku, me bukuroshen Egli Tako.

Disa muaj më parë u bë publike lidhja e aktorit të humorit, Olsi Bylyku, me bukuroshen Egli Tako.

Ata u shfaqën për dore në premierën e filmit “2 gisht mjaltë” në kinema dhe që prej asaj kohe nuk kanë ngurruar të dalin së bashku në publik.

Të shumta janë dedikimet që Olsi dhe Egli i bëjnë njëri-tjetrit në rrjete sociale dhe më herët aktori ka treguar se partnerja i është kthyer në krahun e tij të djathtë.

Image

Ajo i qëndron pranë për gjithçka, madje e mbështet dhe e ndihmon edhe në punë.

Ditën e djeshme Olsi nisi rrugëtimin e tij të ri në “Klanifornia Show” dhe sigurisht që në radhët e publikut s’mund të mungonte Egli.

Në postimet e saj në Instatory, ajo e ka uruar partnerin duke i uruar sukseset e gjithë botës dhe i ka treguar publikisht se do të jetë gjithmonë aty për të.

Image

“Sukseset e gjithë botës qofshin të tuat sonte dhe në çdo ditë tjetër të rrugëtimit tënd, gjysma ime. Meriton gjithçka.”- shkroi Egli.

“Olsi Bylyku, menaxheri më i ri në Shqipëri. Gjithmonë aty për ty, pavarësisht gjithçkaje.”- shkruan ajo në një tjetër postim ku filmon partnerin në skenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat