Ishte diagnostikuar me kancer gjiri, vdes aktorja e njohur

Mediale Vip

Ishte diagnostikuar me kancer gjiri, vdes aktorja e njohur

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 10:58
Diahann Caroll

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, aktorja e njohur, Diahann Caroll.

Mediat e huaja shkruajnë se ylli i serialit “Julia” vuante nga kanceri i gjirit dhe si për ironi ndërroi jetë pikërisht në muajin e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.

Aktorja ishte diagnostikuar për herë të parë me kancer në vitin 1990 dhe që nga ajo kohë ishtë kthyer në një zë të fuqishëm në luftën për këtë sëmundje të rëndë.

Sikurse ka konfirmuar dhe menaxheri i saj, aktorja ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Los Angeles, në krah të së bijës Suzanne.

Kujtojmë që Caroll ishte e para aktore me ngjyrë që fitoi çmimin “Tony” për aktoren më të mirë në vitin 1962.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat