Meghan Markle mund të takohet me të atin për herë të parë pas pesë vitesh… por në gjyq

Mediale Vip

Meghan Markle mund të takohet me të atin për herë të parë pas pesë vitesh… por në gjyq

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 15:15
Meghan Markle dhe Princ Harry

Dukesha e Sussex mund të vihet ballë për ballë me babanë e saj për herë të parë pas katër vjetësh – në një sallë gjyqi në Britani. Kjo mund t’i japë fund ndoshta edhe mosmarrëveshjeve, që ata të mund të takohen sërish në të ardhmen.

Thomas Markle dje tregoi pse ndjehej i detyruar të lëshonte detaje të një letre private të dërguar nga vajza e tij Meghan, e cila tani është në qendër të një beteje të hidhur ligjore në Mbretërinë e Bashkuar.

Burime pranë tij thonë se ai është gati të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar për të mbrojtur veprimet e tij.

Një burim i brendshëm i tha "Mirror", se "Tomi nuk erdhi në dasmën e Meghanit, megjithatë takimi i parë i tij me vajzën tani, pjesë e familjes mbretërore mund të ndodhë në një nga gjykatat e vendit".

I ati i Meghan duhet të sqarojë raportet e tij me të bijën, para se të takohet me të.

Çështja e mundshme gjyqësore shihet si një përmbysje tjetër e egër dhe e ashpër e raporteve mes Meghan dhe babait të saj.

Drejtori në pension i ndriçimit Hollywood, i cili jeton në Rosarito, Meksikë, nuk arriti të shëtiste Dukeshën, 38 vjeçe, gjatë dasmës së saj, në Windsor, gjatë majit të vitit të kaluar pasi pati një sulm në zemër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat