Marrëdhënie e shkëlqyer: Ish bashkëshortja uron për ditëlindje të dashurën e këngëtarit të famshëm

Mediale Vip

Marrëdhënie e shkëlqyer: Ish bashkëshortja uron për ditëlindje të dashurën e këngëtarit të famshëm

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 19:28
Dakota Johnson dhe Chris Martin

Gwyneth Paltrow dhe Dakota Johnson na e kanë treguar vazhdimisht se ruajnë një marrëdhënie të shkëlqyer së bashku. Edhe pse nuk është aspak normale, pasi të dyja kanë ‘ndarë’ të njëjtin burrë, vajzat nuk e kanë aspak problem këtë gjë. Të dyja e kanë hedhur të shkuarën pas dhe shijojnë shoqërinë e njëra tjetrës.

Gwyneth ka uruar së fundmi bashkëshorten aktuale të Chris Martin, njëkohësisht ish-bashkëshortin e saj, me fjalët më të bukura. “Gëzuar ditëlindjen e 30-të ti gur i çmuar”,-ka zgjedhur të shkruajë ajo në postimin për Dakotën. Sigurisht që ky gjest ka marrë mjaft komente pozitive dhe urime të shumta për ditëlindjen e aktores së famshme.

Dakota Johnson gëzon shoqërinë e bashkëshortit të saj Chris, si dhe fëmijët nga martesa e parë me Gwyneth, me të cilët ka një marrëdhënie të shkëlqyer.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat