“A ka më bukur se zëri juaj?”, Aurela Gaçe zbulon si e pret publiku në skenë - Bota Sot
“A ka më bukur se zëri juaj?”, Aurela Gaçe zbulon si e pret publiku në skenë

Mediale Vip

“A ka më bukur se zëri juaj?”, Aurela Gaçe zbulon si e pret publiku në skenë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 22:46
Aurela Gaçe

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe ka nisur sezonin e saj duke qenë pranë publikut me muzikë ‘live’.

Pak më parë ajo ka ndarë një video në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku ka zbuluar se si e kanë pritur ndjekësit e saj prej shumë vitesh.

Teksa ka kënduar këngën ‘Fati ynë shpresë dhe marrëzi’, gjithë publiku e ka shoqëruar në performancë duke treguar se e dinin çdo fjalë përmendësh.

“A ka më bukur se zëri juaj? Kështu e hapëm sezonin e ri”, ka shkruar këngëtarja krah videos të publikuar në rrjetet sociale. Ashtu si çdo herë tjetër fansat e Aurelës nuk kanë hezituar t’i tregojnë mbështetjen këngëtares. Kujtojmë se këtë vit Gace është rikthyer në skenë së bashku me dy vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...