Anjeza Shahini sqaron të vërtetën rreth lajmit se hoqi dorë nga muzika

Mediale Vip

Anjeza Shahini sqaron të vërtetën rreth lajmit se hoqi dorë nga muzika

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 13:08
Anjeza Shahini

Anjeza Shahini ka dalë me një postim sqarues.

Anjeza Shahini dje bëri një postim me në Instagram ku lajmëroi se nuk do merr pjesë më nëpër festivale, por ky postim u keqkuptua dhe mediat filluan të shkruajnë për një largim nga muzika.

Tani këngëtarja u detyrua të dalë me një tjetër postim ku sqaron atë paraprak ku thotë se ka ende për të dhënë në muzikë.

“Hej të dashtun, si shpesh herë pasi postoj dicka,më duhet ta pasoj me një postim sqarimi, pasi sic e dini nuk më pëlqejnë keq-interpretimet e atyre që shkruaj. Në postimin tim të mëparshëm shkrova që “E kam mbyllur me FESTIVALET”. Nuk mendova që ishte një surprizë pasi mëduket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht që DO VAZHDOJ TE KENDOJ. Dashtë Zoti na e bën mbarë. Ju kujtoj, se shumë vende të botës nuk kanë fare festivale, por kanë shumë këngëtarë që bëjnë këngë, albume, koncerte e tura madje dhe shumë para  Ju puc” shkroi Anjeza. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat