Gentina Beqa ka qenë kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kampiones së fitnesit në botë, Gettës, duket se nuk i ka ecur mirë edhe me vota.
Në Prishtinë ajo ka marrë vetëm 215 duke mos qenë as në mesin e 50 më të votuarve, në Gjilan i ka marrë vetëm 100, ndërsa në Podujevë 54 vota.
Megjithatë këto nuk janë votat përfundimtare, pasi që KQZ ende nuk e ka publikuar listën përfundimtare të të gjitha votave nëpër Kosovë, shkruan Insajderi
Ndryshe, Getta, gjatë kohës së fushatës në videot e saj elektorale – ka promovuar jetën e shëndetshme.