“Ajo do të të shkatërrojë karrierën”, Kim zbulon pse Kanye i qëndronte larg në fillimet e njohjes

Mediale Vip

“Ajo do të të shkatërrojë karrierën”, Kim zbulon pse Kanye i qëndronte larg në fillimet e njohjes

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 19:02
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë shumë vite që njihen me njëri-tjetrin, por fillimet e tyre nuk kanë qenë aq të lehta. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka treguar se Kanye është paralajmëruar që mos të lidhej me të, sepse mund të fundoste karrierën e tij. Megjithatë reperi i kundërshtoi hapur këshilluesit, të cilët i thoshin se marrëdhënia me një yll të televizionit do ndikonte negativisht në imazhin e tij. Në një rrëfim për rritjen e famës së saj në dokumentarin “True Hollywood Story”, Kim ka thënë: “Të gjithë i thoshin atij ‘Nuk mund të lidhesh me të, ajo është një yll televizioni. Ajo do të të fundosë karrierën’. Dhe ai u thoshte: ‘Por unë e pëlqej atë. Nuk më intereson”.

Kim dhe Kanye u njohën për herë të parë me njëri-tjetrin në vitin 2002, kur Kardashian ishte e martuar me Damon Thomas. Por vetëm pas 10 vitesh ata krijuan një marrëdhënie së bashku, dhe në 2014-tën u martuan. Pavarësisht pritjes së gjatë, Kim tregon se Kanye e ka pëlqyer gjithmonë atë dhe se kur më në fund ata u bënë bashkë ajo nuk mund ta besonte që nuk ishin lidhur më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat