Ajo ka shqetësuar fansat e saj me postimin e fundit.
Krusita, përmes një postimi në Instagram ka treguar se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë.
Këngëtarja publikoi një foto, ku shihet e shtrirë në spital teksa po mjekohej, ndërsa tha se është ftohur.
“Edhe me than do ftohesh po smora vesh”, ka shkruar ajo sipër fotos.
Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Krusita është “Akull”, këngë me të cilën mori pjesë në “Kënga Magjike”.