Dora e saj shkëlqen, Miriam Cani tregon unazën e martesës

Mediale Vip

Dora e saj shkëlqen, Miriam Cani tregon unazën e martesës

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 15:44
Miriam Cani

Dashuria e tyre disa vjeçare u kurorëzua në martesë në maj të këtij viti.

Çifti i artistëve aq shumë të pëlqyer nga publiku, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj e mbajtën ceremoninë e tyre private në Maldive nga ku u publikuan edhe pamjet dhe klipi i këngës ‘Duamë’.

Vetëm një detaj na kishte shpëtuar nga dasma e tyre përrallore, që ishte unaza e martesës. Këngëtarja e ka treguar unazën në një postim në ‘Instagram’, në të cilën bie në sy guri që shkëlqen aq shumë.

Albani dhe Miriami janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë që është djalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat