Bella Hadid i ‘braktis’ të gjithë, feston 23-vjetorin me familjen dhe këngëtaren e njohur shqiptare

Mediale Vip

Bella Hadid i ‘braktis’ të gjithë, feston 23-vjetorin me familjen dhe këngëtaren e njohur shqiptare

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 06:39
Bella Hadid

Bella Hadid ka festuar ditën e sotme 23-vjetorin e saj pranë njerëzve më të dashur.

Modelja është fotografuar në qytetin e New York së bashku me motrën, Gigi Hadid, por dhe mamanë, Yolanda Hadid.

Ajo çfarë i ka befasuar të gjithë ishte se modelja kishte zgjedhur që në një moment special si i sotmi, përveç familjes të gjendej pranë saj dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa.

Image

Ndonëse Lipa është në një lidhje me vëllain e dy modeleve, Anwar Hadid, ky moment i familjes së bashku nuk ka shpëtuar pa u kapur nga paparacët. Kujtojmë se së fundmi është parë gjithashtu që Gigi dhe Dua të shkëmbejnë komente të ndryshme në ‘Instagram’, duke zbuluar kështu dhe marrëdhënien e tyre të mirë në sy të gjithë fansave.
Prej disa kohësh Lipa ka nisur dhe bashkëjetesën me vëllain e Bella-s dhe Gigi-t, duke e çuar raportin në një nivel më serioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat