Gentian Zenelaj zbulon sekretin e albumit të Gent Demaliaj: Nuk kam për t’i harruar kurrë…

Mediale Vip

Gentian Zenelaj zbulon sekretin e albumit të Gent Demaliaj: Nuk kam për t’i harruar kurrë…

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 07:28
Emisioni

Nëse përmendim qytetin e Lezhës, padyshim që menjëherë do të na vijë në mendje Gent Demaliaj, vokalisti i grupit të njohur rock “Djemtë e Detit”.

Këtë të mërkurë në emisionin Soirée me Jonida Shehun, Demaliaj është përkujtuar në mënyrë të veçantë nëpërmjet interpretimit të muzikës së tij që nuk do të shuhet kurrë.

Ndër të tjera, Gent Demaliaj është kujtuar edhe nga aktori i njohur Gentian Zenelaj, i cili ka treguar disa detaje interesante për të.

“Nuk kam për t’i harruar kurrë pasditet me Gentin, ku Genti më shpjegonte se çfarë donte të bënte dhe çfarë muzikë po krijonte. Këto këngë që ne sot dëgjojmë nga ai janë krijuar tek shëtitorja e Lezhës, tek Pallati i Kulturës.

Vërtet Lezha ishte qytet i emancipuar dhe i zhvilluar, por ne shqiptarët nuk e kemi zakon t’i themi ëndrrat tona me zë të lartë, përgjithësisht i diskutojmë me njerëz shumë të ngushtë.

Dua të shpërndaj me ju një sekret që oktapodi i cili është simbol në albumin “Izolimi vdes” është realizuar nga unë për Gent Demaliaj. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me xhupin xhins që ai mbante mbi xhupin e lëkurës”, është shprehur Gent Zenelaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat