Arta Nitaj ka zgjedhur Dubain si destinacion për të festuar ditëlindjen.
Arta Nitaj, e cila u bë e njohur me rolin e saj si Xhesika në serialin vendor “O sa mirë”, është shumë aktive me imazhe të reja në rrjete sociale.
Me rastin e ditëlindjes, aktorja ka udhëtuar drejt Dubait, ku nuk po heziton të publikojë fotografi joshëse.
Në një video që e publikoi së fundi, Arta u shfaq e veshue me një fustan transparent tek pjesa e gjoksit, me të cilin dukej shumë joshëse.
Teksa gjatë ditës u relaksua në pishinë, në mbrëmje Arta do ta festojë ditëlindjen jashtë.