Shkumbin Ismaili të martën publikon këngën e re

Mediale Vip

Shkumbin Ismaili të martën publikon këngën e re

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 17:36
Shkumbin Ismaili

Shkumbin Ismaili i ka njoftuar fansat e muzikës së tij se gjatë javës së ardhshme do ta publikojë projektin e ri muzikor.

E titulluar “Ndjeva mall”, kënga është caktuar të lansohet ditën e martë (më 15 tetor).

“E martë, 15 tetor, ora 16. Premierë, ‘Ndjeva mall'”, është mbishkrimi i fotografisë të cilën Shkumbini e ka postuar në Instagram.

“Vetëm ti” është një prej realizimeve më të fundit muzikore që këngëtari nga Tetova e publikoi gjatë muajit gusht.

Videoklipi i asaj kënge është shikuar afro dy milionë herë në shërbimin e shpërndarjes së videove, YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat