Tuna muajin e kaluar kishte udhëtuar në Afrikë.
Tuna muajin që shkoi kishte udhëtuar në Afrikë për pushime por gjatë kësaj periudhe ajo kreu edhe një punë.
‘Prive’ ka zbuluar se këngëtarja gjatë pushimeve kishte përfunduar xhirimet për klipin e ri dhe nuk pritet të vonojë edhe shumë deri tek publikimi.
Ndërsa tani ajo ka udhëtuar për në Amerikë aty ku po qëndron edhe burri i saj duke i dhënë kështu fund thashethemeve për një ndarje të mundshme.