Tayna ju çmend me fustanin e kuq

Mediale Vip

Tayna ju çmend me fustanin e kuq

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 09:01
Tayna

Duke qenë një prej këngëtareve më të suksesshme aktuale, Tayna është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Profili i saj në Instagram ndiqet nga më shumë se një milion njerëz, ndërsa krahas imazheve që janë pjesë e karrierës artistike, ajo ndaj edhe fotografi që vë në plan të parë dukjen e saj.

Dhe sa herë që poston imazhe të tilla, interesimi i fansave është shumë i madh për yllin e tyre të admiruar.

Gjatë të shtunës, Dortuntina Shala (emri i vërtetë i reperes) e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar në mënyrë atraktive e veshur me fustan të kuq që vinte në pah bukurinë e saj. Vetëm për disa orë, postimi ka marrë qindra mijëra pëlqime.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

??

A post shared by Tayna (@tayna) on

Në ndërkohë është raportuar se Tayna është në përgatitje të këngës së re, të cilët pritet ta sjellë në një të ardhme të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat