BTS për herë të parë në Arabinë Saudite pavarësisht kritikave

Mediale Vip

BTS për herë të parë në Arabinë Saudite pavarësisht kritikave

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 10:27
BTS

Yjet e K-pop BTS janë bërë artistët e parë të huaj që perfprmuan solo në Arabinë Saudite.

Grupi i djemve performoi para një turme në Stadiumin Ndërkombëtar King Fahd në Rijad të premten në mbrëmje.

Megjithatë ata u përballën me kritika për vendimin e tyre për të luajtur në një vend që është dënuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

BTS është një nga aktet më të mëdha në botë – grupi i parë pop nga Koreja që arritën numrin një në listat e albumeve në SHBA.

Të njohur për stilin e tyre të këndshëm të koreografisë së vallëzimit dhe pamjen e mirë djaloshare, ata mburren me një bazë të madhe dhe të përkushtuar fansash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat