Këtë e vërteton vetë nutricionistja e njohur shqipëtare, Diola Dosti Baftiu, me anë të një video në facebook dhe instagramin e saj.
Një event I madh do të organizohet me datën 1 nëntor në Prishtinë, me emrat më të njohur të fushës së biznesit. Ndërsa fushën e shëndetit dhe ushqimit, Diola do ta përfaqësojë ashtu sic di ajo.
Nga një kontakt direkt me Diolën për Bota sot, në lidhje me detajet e evenit, Diola shprehet se përvec aspektit të shëndetit dhe ushqimit, ajo do të tregojë dhe rrugëtimin e vështirë që ka patur për të arritur këtu ku është sot.
Diola numëron disa suksese të njëpasnjëshme, si CEO e platformës Mësimet e Diolës, librin e saj ‘Mësimet e Diolës, ushqim për cdo sëmundje’ I cili u konsiderua një bestseller në 2018 pas Ismail Kadaresë, emisionet televizive ‘Mësimet e Diolës’, kandidate per ‘Global woman award 2019’ dhe së fundmi, nutricionisten e shohim si businesswomen në linjën e saj kozmetike bio ‘Dbotanical’ ku jo vetëm prodhon kremërat me bimë të certifikuara organike ne Kosove, por ndihmon dhe 50 familje shqipëtare që të ardhurat e tyre financiare, I kanë nga shitja e bimëve medicinale që Diola përdor për formulën e kremit të saj.