Pak kohë pas dasmës nisin problemet për çiftin, Hailey-n e shqetëson kjo gjë te Justin

Mediale Vip

Pak kohë pas dasmës nisin problemet për çiftin, Hailey-n e shqetëson kjo gjë te Justin

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:47
Justin Bieber dhe Hailey Bieber

Në muajin shtator, këngëtari Justin Bieber dhe Hailey Bieber u kurorëzuan në martesë në një cerominë private në Karolinën e Jugut.

Vetë çifti ndau në ‘Instagram’ fotot nga martesa e tyre dhe veshjet e stiluara me shumë shije, si kostumi dhe fustani i nusërisë.

Por mesa duket pas dasmës kanë nisur problemet për ta. Burime të afërta kanë treguar për “Radaronline.com” se Hailey ka filluar të shqetësohet për shpenzimet e pakontrolluara të Justin-it. “Justin jeton si një princ.

Ai dëshiron që gjithçka të jetë jashtëzakonisht e shtrenjtë, ose nuk është i lumtur.

Sigurisht ai fiton shumë, por shpenzimet e tij të fundit kanë qenë të jashtëzakonshme. Ai ka blerë një mori pronash kohët e fundit dhe vazhdimisht po shpenzon pasuri në bizhuteri, rroba, makina dhe gjithçka që sheh në internet që i duket tërheqëse.

Asaj i pëlqen sa zemërgjerë dhe impulsiv është ai, por disa nga blerjet e tij kohët e fundit kanë qenë qesharake”, ka rrëfyer burimi.

Ai ka treguar se Hailey është shqetësuar edhe për sjelljen e tij si adoleshent, dhe kjo nuk e bën të ndihet fare mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat