Urimi që i bëri e bija ministres Manastirliu, do ju lërë pa fjalë

Mediale Vip

Urimi që i bëri e bija ministres Manastirliu, do ju lërë pa fjalë

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:52
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa këtë të hënë ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” këtë të hënë, u bëri apel të gjitha grave të kontrollohen për të parandaluar kancerin e gjirit, por nuk ngurroi të fliste edhe për jetën e saj private.

Nënë e dy vajzave, Manastirliu pranoi se vetë pozicioni dhe përkushtimi ndaj punës bëjnë që të mos e shkëpusë celularin nga dora edhe gjatë kohës që është në shtëpi, e kjo duket se nuk pritet shumë mirë nga vajzat.

Ministrja ndau një detaj personal, duke treguar se dëshira e vajzës së vogël drejtuar Babagjyshit të Vitit të Ri, ishte që "Ishalla të bie celulari dhe të thyhet".

“Po prisja të më thoshte ndonjë kukull, ndonjë libër, këto gjërat që fëmijët zakonisht kërkojnë”, u shpreh Ogerta, e cila mbeti e mbresuar nga e bija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat