Besi publikon videon më të bukur nga fshati me Ajkën: Ka ngjarë nga babi…

Mediale Vip

Besi publikon videon më të bukur nga fshati me Ajkën: Ka ngjarë nga babi…

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 16:03
Xhensila Myrtezaj, Besi dhe Ajka

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallku tregohen shumë të rezervuar për jetën e tyre private, sidomos kur vjen puna tek vogëlushja, Ajka.

Ndodh rrallë që ata të publikojnë diçka me vajzën e tyre në rrjete sociale, duke u përpjekur për të ruajtur privatësinë.

Por së fundmi ata i ‘kanë thyer rregullat’ duke ndarë me ndjekësit e tyre disa momente të ndryshme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ka ngja nga baba, dashuria per kafshet. Ne fakt edhe mami ka dashuri per nje kafshe si puna ime ?. @xhensilamyrtezaj

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Pak ditë më parë Xhensila postoi një foto të Besit dhe Ajkës, duke zbuluar se vogëlushja ka nisur të hedhë hapat e parë. Ndërsa Kallaku ka publikuar sot videon më të bukur nga fshati, në të cilën shihet se Ajka tashmë është mësuar me natyrën.

Në video Besi shfaqet duke mbajtur vajzën përdore, ndërkohë që ajo dëshiron t’ju afrohet kafshëve.

Bashkangjitur videos aktori ka shkruar: “Ka ngjarë nga babi, dashuria për kafshët. Në fakt edhe mami ka dashuri për një kafshë si puna ime”.

Komenti i tij ka shkaktuar shumë të qeshura, por sigurisht që edhe këtë herë Ajka ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Kujtojmë se në muajin korrik vogëlushja festoi 1-vjetorin e lindjes dhe për herë të parë Xhensila dhe Besi zbuluan portretin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat