Barbana Dini gati këngën me Ergin, bën dhe dedikimin prekës për vëllain

Mediale Vip

Barbana Dini gati këngën me Ergin, bën dhe dedikimin prekës për vëllain

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 16:27
Barbana dhe Ergi Dini

Tre vjet më parë një prej të rinjve më premtues, Ergi Dini ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik me motor.

Humbja e tij shkaktoi një dhimbje të madhe për familjen e tij dhe njerëzit e dashur, sidomos për motrën e tij, Barbana.

Artistja vendosi të merrte një pauzë nga muzika deri disa kohë më parë, ku u rishfaq sërish më projekte të reja. Që pas vdekjes së vëllait të saj, Ergi Dini, Barbana nuk kishte nxjerr më hite.

Së fundmi ajo ka lajmëruar publikimin e një këngë të re, e krijuar nga vëllai i saj, por e lënë në gjysmë.

“Nesër, (sot) më 15 Tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër!???”- shkruan këngëtarja shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat