Jennifer Aniston hap për herë të parë Instagram, fotoja që hodhi çmendi internetin!

Mediale Vip

Jennifer Aniston hap për herë të parë Instagram, fotoja që hodhi çmendi internetin!

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 18:14
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston e ka treguar shumë qartë se i pëlqen shumë privatësia, e kjo mund të ketë qenë një nga arsyet që për një kohë shumë të gjatë, I rezistoi rrjeteve sociale.

Por së fundi, edhe aktorja e famshme hollivudiane u dorëzua, dhe hapi një profil në Instagram.

Fotoja e parë që ajo postoi ishte mjaft e veçantë.

Jennifer publikoi një selfie me miqtë e serialit të famshëm “ Friends“ , dhe rrjeti u çmend nga klikimet.

“ “Tani, ne jemi edhe miq  ‘Instagram-i’. Përshëndetje ‘Instagram’”, ka shkruar ajo duke qeshur në krah të fotos, ku shihen të gjithë të gëzuar nga ky ribashkim, Courteney Cox,  Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat