Neymar kapet mat, shoqërohet me ish-in e mikut të tij

Mediale Vip

Neymar kapet mat, shoqërohet me ish-in e mikut të tij

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 18:55
Natalia Barulich

Thuhet se dashuria të shëron çdo plagë dhe këtë po tenton të bëj edhe Neymar Jr. Talenti brazilian i Paris Saint Germain pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren që Brazili luajti këtë fundjavë ndaj Nigerisë.

E kjo duket se i ka dhënë më shumë kohë 27 vjeçarit për tu fokusuar te jeta e tij private.

Sipas asaj që raportohet në mediat braziliane, konkretisht "O Dia", Neymar po shoqërohet me Natalia Barulich.

Modelja 27 vjeçare u bë e njohur pas historisë së romancës me këngëtarin kolumbian, Maluma, mik i Neymar.

Sipas gazetares, Fabia Oliveira çifti është parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrugët e Parisit, duke i dhënë jetë zërave për lindjen e një historie dashurie mes tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat