Valdrin Sahiti romantik si asnjëherë tjetër, i dedikon bashkëshortes fjalët më të bukura

Mediale Vip

Valdrin Sahiti romantik si asnjëherë tjetër, i dedikon bashkëshortes fjalët më të bukura

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 21:27
Valdrin Sahiti dhe Edita

Valdrin Sahiti ka vite që jeton një histori të bukur dashurie me Edita Ramadanin, e cila sot është bashkëshortja e tij.

Ata të dy i kemi parë të pandarë që nga dita kur kanë bërë lidhjen publike dhe asnjëherë nuk kanë nguruar t’i shprehin dashurinë njëri-tjetrit.

Pak ditë më parë Valdrini organizoi një festë me miqtë për sukseset e tij dhe në të nuk mund të mungonte as Edita.

Nga ai moment, Valdrini ka shkëputur dy fotografi me Editën, në të cilat ai shihet duke i dhuruar asaj një puthje.

Bashkangjitur fotove stilisti ka bërë dhe një dedikim shumë romantik për bashkëshorten e tij.

“Gruaja ime, shpirti im binjak! Një dhuratë e madhe… mrekulli. Asnjëherë nuk ndalon së më mahnituri dhe kujtuari që duhet të të falenderoj çdo ditë. Unë kam qenë shumë egoist më parë… tani dua thjesht të jem një burrë më i mirë. Faleminderit për çdo gjë që bën dhe si më bën të ndihem”, ka shkruar Sahiti në fotot me partneren. Ai dhe Edita janë prindër të një vajze e quajtur Bella, e cila së fundmi ishte e pranishme në sfilatën “Class Fashion Show”, ky Valdrini prezantoi disa prej fustaneve të tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat