Victoria Beckham zbulon sekretin e martesës 20-vjeçare me David Beckham

Mediale Vip

Victoria Beckham zbulon sekretin e martesës 20-vjeçare me David Beckham

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 21:35
David dhe Victoria Beckham

Kanë kaluar dy dekada që nga dita kur Victoria dhe David Beckham kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Ata vazhdojnë të renditen dhe sot si një nga çiftet më të mira të showbiz-it, sepse kanë ditur ta ruajnë dashurinë për kaq vite.

Së fundmi në një intervistë për “Today”, Victoria ka zbuluar sekretin e martesës së tyre të lumtur.

“Mendoj se fëmijët janë prioriteti ynë dhe çdo gjë që ne bëjmë sillet rrotull fëmijëve. Por ne të dy punojmë shumë fort. Ne e duam atë se çfarë bëjmë profesionalisht. Ne e mbështesim njëri-tjetrin dhe jemi me shumë fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe rritemi bashkë”, ka thënë dizanjerja e njohur.

Duke u kthyer pas në vite, Victoria ka rikujtuar se ajo dhe David janë dashuruar me shikim të parë.

Ajo ka shtuar se komunikimi është çelësi i suksesit për të ruajtur karrierën dhe familjen. “Ne e duam familjen tonë. Jemi shumë të fokusuar, punojmë shumë dhe kemi një skuadër të mirë rreth nesh. Jemi shumë prezent në jetën e fëmijëve dhe i ndihmojmë ata”, është shprehur Victoria.

Ajo ka zbuluar se me David ndajnë produktet e lëkurës dhe të bukurisë me njëri-tjetrin, duke përfshirë hidratues, maska për fytyrën dhe gjëra të ngjashme si këto. Dyshja e njohur janë prindër të 4 fëmijëve, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat