Cili ishte veprimi i fundit i Khloe Kardashian ndaj Taylor Swift, i cili i befasoi të gjithë?

Mediale Vip

Cili ishte veprimi i fundit i Khloe Kardashian ndaj Taylor Swift, i cili i befasoi të gjithë?

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 22:51
Khloe Kardashian dhe Taylor Swift

Veprimi më i fundit i Khloe Kardashian i ka befasuar jo pak ndjekësit e klanit ‘Kardashian-Jnner’, pasi 35-vjeçarja ka ripublikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’, një shprehje nga adresa e këngëtares Taylor Swift.

“Njerëzit do të gjykojnë çfarëdo që të bësh, kështu që bëj atë që ndjen”, ishte postimi i cili ngriti shumë dyshime mbi raportin e Taylor me familjen Kardashian. Në rrjet ka qarkulluar shpesh një ‘luftë’ e vazhdueshme e artistes kundër reperit, Kanye West dhe partneres së tij, Kim, pasi ai e përmende Swift në tekstin e një prej këngëve të tij disa vite më parë.

Ndonëse problemet midis tyre nuk kanë marrë ende fund dhe shpesh ka pasur përplasje të ndryshme, duket se Khloe është jashtë kësaj situate, pasi ka ndarë me ndjekësit e saj pa asnjë problem një shprehje të publikuar më parë nga Swift.

Pas këtij veprimi nuk dihet se çfarë mendon Kim Kardashian, megjithatë pritet të zbulohet në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat