Arbër Çepani e thotë troç se çfarë duhet të dijë nusja e tij për t’u martuar me të

Mediale Vip

Arbër Çepani e thotë troç se çfarë duhet të dijë nusja e tij për t’u martuar me të

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 23:01
Arbër Çepani

Pasditen e sotme Arper Çepani ka qenë i ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon në ekranin e ‘Top Channel’. Ndër të tjera ai ka zbuluar marrëdhënien me motrën e tij, duke treguar dhe disa nga situatat më qesharake në shtëpi, teksa prindërit i kërkojnë herë pas here një nuse.

Megjithatë Çepani i ka bërë të qarta dy kërkesat kryesore për partneren e tij, të dijë të gatuajë tavë dhe gjellë me bamje. Duke u treguar mjaft transparent dhe i sinqertë, ai ka bërë që gjithë publiku në studio të qeshë. Arbri shtoi se tashmë i ka sqaruar të shtëpisë se do të martohet në moshën 45-vjeç, duke i lënë kështu hapësirat e nevojshme vetes momentalisht. Kujtojmë se në intervista të mëparshme ish-banori i ‘Big Brother’ ka theksuar se tashmë i ka ardhur koha të gjejë njeriun e jetës, megjithatë duket se deri më tani Arbri ka qenë mjaft i pavendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat