Romanca mes tyre nuk ka fund, çfarë ka bërë kësaj here Cody për Miley-n?

Mediale Vip

Romanca mes tyre nuk ka fund, çfarë ka bërë kësaj here Cody për Miley-n?

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 23:10
Miley Cyrus dhe Cody Simpson

Cody Simpson duket se po e shijon në maksimum romancën me këngëtaren e njohur, Miley Cyrus.

Së fundmi artisti australian ka kompozuar një këngë të re me titull ‘Gjërat e arta’, një pjesë të së cilës 26-vjeçarja ka zgjedhur ta publikojë në rrjetet sociale.

Cyrus ndau me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ disa pjesë të tekstit të këngës në ‘Instastory’, ndërsa kaq ka mjaftuar që ata të lënë një sërë komentesh në llogarinë e saj, duke dyshuar se ky projekt është një dedikim i Cody-t për Miley-n.

Image

Pas kësaj Cyrus publikoi gjithashtu një foto me partnerin e saj duke u puthur teksa shijonin darkën së bashku.

Mesa duket dyshja është duke përjetuar periudhën më të ëmbël të lidhjes së tyre.

Kujtojmë se disa ditë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se ish-partneri i këngëtares, Liam Hemsworth është në një lidhje të re dashurie, megjithatë Miley ka zgjedhur mos ta komentojë në asnjë lloj forme këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat