I bënë ofertë pune, Andresa rrëfen si reagoi kur pyetën ku i kishte brekët

Mediale Vip

I bënë ofertë pune, Andresa rrëfen si reagoi kur pyetën ku i kishte brekët

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 23:53
Ambrosio

Moderatorja Ambrosio u bë pjesë e një projekti "Prano veten" të inicuar nga fotografija Anjeza Dyrmishi.

Brazilianja, e cila nuk e flet mirë gjuhën shqipe, ka rrëfyer në studion e "Why Not", momentin kur i bënë ofertën për punë.

Andresa tha se për shkak se nuk kuptoi gjuhën, mendoi se Anjeza e kishte ftuar vetëm kafe.

Ndërsa kur shkoi në takim ajo u habit kur e pyetën nëse kishte marrë me vete të brendshmet, pasi modelet duhet të pozonin me bikini për të treguar linjat e tyre trupore, të dobëta apo të kolme.

Andresa Ambrosio: "Në momentin  kur Anjeza më bëri propozimin nuk e kuptova asgjë sepse ajo nuk foli italisht por vetëm shqip me mua. Dhe unë thashë ok. Më tha projekti i mirë me brekë, gjoks. Dhe unë ok. Unë do shkoja për qejf."

Anjeza Dyrmishi: "Andresa mendonte se do më takonte për kafe mua. Do vinte të merrte disa foto dhe nuk e kishte kuptuar. Kur e pyeta nëse më kuptoni, tha po. Sepse Andresa thotë gjithë kohës po."

Andresa Ambrosio: "Në momentin kur shkova me vonesë. Më pyetën po brekët e gjoksi? Dhe unë i pyeta po përse brekë e gjoks. Më thanë për punë. Dhe unë isha: Do punoj sot? Kur ma thanë që duhet të punoj, i shpjegova se nuk e kisha kuptuar. Mendova se shkova për të pirë kafe dhe jo për punë."

"Prano veten" është një projekt për të gjitha femrat që të duan trupin e tyre dhe veten ashtu siç janë.

Në projekt morën pjesë vajza të ndryshe që modeluan me bikini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat