Vera s’ka mbaruar për Ritën, sjell fotografi atraktive nga pushimet në Greqi

Mediale Vip

Vera s’ka mbaruar për Ritën, sjell fotografi atraktive nga pushimet në Greqi

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 08:16
Rita Ora

Rita ka hapur arkivën e fotografive, duke publikuar pamje nga pushimet në Greqi.

Rita Ora ka publikuar një album të fotografive të llogarinë e saj në Instagram, me të cilat përmbledh pushimet në Greqi,

Këngëtarja ka qëndruar për disa ditë me radhë në Dubai, ndërsa teksa po kthehej për në Los Angeles, shfrytëzoi rastin të postonte imazhet e reja.

“Pse nuk i kam postuar këto nga kjo verë nuk do ta di kurrë. Jam në udhëtim 16 orësh nga Dubai në Los Angeles dhe shikova përreth fotografive të mia dhe mendova se duhet të tregoj sa e bukur është Aman Zoe në Greqi. Kalova kohën më të mirë dhe jam e bekuar që kam njerëz rreth meje që janë aq të pastër dhe të mirë. S’ka më mirë sesa të mos bësh asgjë në pushime… mirë, jo krejt e vërtetë unë kisha të performoja në Berlin tek Loolapalooza por u ktheva drejt e në këtë villë. Faleminderit @aman që gjithmonë kujdeseni për mua”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Rita gjatë qëndrimit në Dubai performoi para fansave të shumtë në atë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat