Nuk i mbajti dot lotët, Princ Harry jep fjalimin emocionues në ‘Wellchild’

Mediale Vip

Nuk i mbajti dot lotët, Princ Harry jep fjalimin emocionues në ‘Wellchild’

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:44
Princ Harry

Princ Harry së bashku me bashkëshorten e tij dukeshën Meghan Markle ishin të ftuar ditën e djeshme në ndarjen e çmimeve “Wellchild”, dedikuar fëmijëve të sëmurë dhe kujdestarëve të tyre.

Harry tregoi se ai ka më shumë se një dekadë që merr pjesë në evenimente, por ai i vitit të shkuar është më i veçantë se të të tjerët.

“Evenimentet gjithmonë më frymëzojnë, por këtë vit është ndryshe sepse tani jam baba. Vitin e kaluar kur unë dhe gruaja ime morëm pjesë në ndarjen e çmimeve e dinim që do të bëheshim prindër dhe askush tjetër përveç nesh.

Më kujtohet kur ia shtrëngoja fort dorën Meghan-it, dhe të dy ne mendonim sesi do të ishte kur të bëheshim prindër një ditë dhe për më tepër sesi do të ndiheshim kur të mbronim dhe ndihmonim fëmijët tanë nëse do të kishte lindur me aftësi të kufizuara.

Asnjë prind nuk do të dëgjojë që fëmija e tyre do të ketë të bëjë me sfida të jashtëzakonshme që do të ndikojnë gjatë gjithë jetës së tij”, flet Harry i përlotur.

Çifti mbretëror sapo janë kthyer nga vizita e tyre në Afrikë gjatë të cilës ishin të shoqëruar edhe nga vogëlushi i tyre, Archie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat