Zbulohet arsyeja pse Rina Balaj shkëputet pas dy vitesh nga muzika

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja pse Rina Balaj shkëputet pas dy vitesh nga muzika

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 14:03
Rina Balaj

Reperja Rina Balaj ditë më parë vendosi të fshijë llogarinë e saj në Instagram pas 2 vitesh karriere në muzikë.

Të gjithë ndjekësit e saj mbeten të habitur por motra e saj Rudina Balaj me anë të një postimi tregoi se ishin arsye personale që e çuan reperen të mbyll llogarinë e saj.

“Rina nuk do të jetë aktive për një kohë të caktuar për arsye personale, faleminderit per mirëkuptimin.”- shkroi motra e reperes në postimin e saj.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Prive.al shkruan se bëhet fjalë për mospajtime me menaxherin e saj.

Image

Rina me sa duket, i është bashkëngjitur listës së gjatë të artistëve që kanë dalë vitin e fundit nga On Records, shtëpia diskografike ku mori famën. Këngëtarja thuhet se ka mbyllur këtë kapitull me mospajtime të theksuara që e kanë bërë të fshijë edhe llogarinë e saj në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat